Donald Trump vijon fushatën e tij pa u shqetësuar aspak nga akuzat të cilat po shtohen më shumë me kalimin e kohëve, ku së fundmi listës iu shtua edhe fshirja e provave të nevojshme për hetimin. Në mbledhjen e fondeve të Darkës së Lincoln të partisë ai premtoi se problemet e tij ligjore nuk do të ndikojnë në kandidimin për zgjedhjet presidenciale, por nuk munguan as ironitë për Joe Biden.