Nga NATO dhe Europa, te Groenlanda dhe negociatat me Macron për barnat. Paparashikueshmëria e fjalimeve të Trump u vu në dukje edhe në podiumin e forumit ekonomik vjetor në Davos të Zvicrës, ku kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk i kurseu kritikat për aleatët e SHBA-ve. Ai thotë se po u drejtohet udhëheqësve të biznesit, miqve dhe “disa armiqve”. Trump tha se po sjell “lajme fenomenale” nga Amerika, duke theksuar shifrat ekonomike dhe mbylljen e kufirit në SHBA. “Ekonomia po lulëzon,” thotë ai. 16:55 “Ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”/ Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të bisedojnë ditën e nesërme në Davos Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të takohet të enjten në Davos me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. “Jam në kontakt me Presidentin Zelensky dhe mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”, tha Trump.