Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për rreth 240,000 ukrainas të cilët u larguan nga vendi për shkak të konfliktit me Rusinë. Lajmin e përcjell agjensia e njohur Reuters, e cila citon një zyrtar të lartë të administratës Trump dhe tre burime të njohura me këtë çështje.