Top Channel/ Trump sulmon Musk: Të kthej në Afrikë. shefi i Teslas: Na drejton partia e derrit
01/07/2025 22:45

Përplasja mes Elon Musk dhe Donald Trump ka hyrë në një fazë të re, më të ashpër dhe publike se kurrë më parë. Një debat që nisi me mospajtime të vogla për subvencionet dhe politikat fiskale, tani është shndërruar në një përballje të hapur mes një prej miliarderëve më të fuqishëm të botës dhe presidentit amerikan. Shkëndija e radhës u ndez pas miratimit të ligjit të buxhetit të propozuar nga presidenti Trump, i cili kaloi në Senat falë votës vendimtare të zëvendëspresidentit Vance. Me një rritje rekord të tavanit të borxhit me plot 5 trilion dollarë, projektligji u kritikua ashpër nga Musk, i cili në një postim në platformën X shkroi: “Është e qartë, me shpenzimet e çmendura të këtij projektligji, se jetojmë në një vend me një parti të vetme, partinë e derrkucit me kollare.” Përgjigjja nga Trump nuk vonoi. Në një deklaratë thumbuese, ai i sugjeroi Muskut që “të mbyllte dyqanin dhe të kthehej në Afrikën e Jugut”, nëse nuk do të kishte më akses në subvencionet për makinat elektrike. Dhe kur u pyet nëse mund të shqyrtohej edhe deportimi i tij, ai u përgjigj shkurt: “Do ta shoh.” Por Musk nuk u ndal me kaq. Ai i drejtoi një tjetër sulm Kongresit amerikan, duke thënë: “Çdo anëtar i Kongresit që bëri fushatë për të ulur shpenzimet e qeverisë dhe më pas votoi menjëherë për rritjen më të madhe të borxhit në histori duhet të ulë kokën nga turpi! Dhe do ta humbasin garën në primare vitin tjetër, edhe nëse është gjëja e fundit që bëj në këtë jetë.” Deklaratat e tij u intensifikuan më tej gjatë ditës. Në një tjetër postim në X, ai paralajmëroi: “Nëse ky projektligj i çmendur për shpenzime miratohet, Partia e Amerikës do të themelohet ditën tjetër.” Trump, nga ana tjetër, kaloi në kundërsulm. Në një postim ai paralajmëroi se do të urdhërojë Departamentin për Efiçencën Qeveritare (DOGE), një institucion që vetë Musk e kishte ndihmuar të themelohej për të kontrolluar shpenzimet, të nisë një hetim kundër miliarderit. “Elon mund të ketë marrë më shumë subvencione se çdo njeri tjetër në histori. Pa to, ndoshta do të ishte kthyer në Afrikën e Jugut shumë kohë më parë,” tha Trump.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56