Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë në "diskutime serioze" me një regjim të ri iranian, i cili, sipas presidentit, mund “t’i japë fund operacioneve ushtarake në Iran". Në një postim në Truth Social, Trump ka shkruar se është bërë përparim i madh, por ka shtuar se nëse nuk arrihet një marrëveshje së shpejti, SHBA-ja do të hedhë në erë të gjitha centralet e energjisë elektrike dhe vendet e naftës të Iranit. "Është bërë përparim i madh, por nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti, gjë që ndoshta do të arrihet, dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk bëhet menjëherë 'e Hapur për Biznes', ne do ta përfundojmë 'qëndrimin' tonë të këndshëm në Iran duke hedhur në erë dhe duke shkatërruar plotësisht të gjitha centralet e tyre të prodhimit të energjisë elektrike, puset e naftës dhe ishullin Kharg, të cilat qëllimisht nuk i kemi 'prekur' ende”, Më herët Trump kishte deklaruar për Financial Times se mund të "marrë naftën në Iran" dhe ndoshta të pushtojë qendrën e tij kryesore të karburantit, Ishullin Kharg.