Top Channel/ Trump, “sulm frontal” Kinës/ Shtëpia e Bardhë: Tarifat do të rriten në 104%
08/04/2025 22:31

Presidenti amerikan, Donald Trump do të vendosë një tarifë prej 104% në importet kineze duke filluar nga e mërkura, ka njoftuar të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Kina u përball fillimisht me rritje të tarifave me 34%, si pjesë e paketës tarifore "reciproke" të shpallur nga Trump javën e kaluar. Por presidenti e përshkallëzoi tarifën në 50% pasi Pekini nuk e tërhoqi vendimin për të vendosur tarifa hakmarrëse prej 34% për mallrat amerikane. "Vendet si Kina, të cilat kanë zgjedhur të hakmerren dhe të përpiqen të dyfishojnë keqtrajtimin e tyre ndaj punëtorëve amerikanë, po bëjnë një gabim”, u ka thënë Leavitt gazetarëve të martën. "Presidenti Trump ka një shtyllë prej çeliku dhe ai nuk do të thyhet. Kinezët duan të bëjnë një marrëveshje, ata thjesht nuk dinë si ta bëjnë atë”, ka shtuar ajo. Ajo nuk ka pranuar të thotë se cilat kushte, nëse ka të tilla, do të konsideronte Trump për të ulur tarifat ndaj Kinës. Kina ishte burimi i dytë më i madh i importeve të Amerikës vitin e kaluar, duke dërguar një total prej 439 miliardë dollarësh mallra në SHBA, ndërsa amerikanët kanë eksportuar mallra me vlerë 144 miliardë dollarë në Kinë. Tarifat e ndërsjella kërcënojnë të dëmtojnë industritë vendase dhe mund të rezultojnë me pushime nga puna. “Gati 70 vende kanë kontaktuar Shtëpinë e Bardhë në kërkim të fillimit të negociatave për reduktimin e ndikimit të politikës tarifore të Donald Trumpit”, deklaroi të martën sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt. Ajo u ka thënë gazetarëve se marrëveshjet do të bëhen vetëm nëse përfitojnë punëtorët amerikanë. Sipas saj, presidenti Trump ka udhëzuar ekipin e tij të punonte në “marrëveshje të personalizuara” për çdo vend që e kërkon atë.

Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54