Top Channel/ Trump ”shpëton” TikTok nga ndalimi në SHBA! Ja çfarë përfshin marrëveshja
15/09/2025 21:08

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur një “marrëveshje kornizë” lidhur me polemikat rreth platformës kineze të mediave sociale TikTok. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, pas një raundi të ri bisedimesh me zyrtarë të lartë kinezë në Madrid. “Janë dy palë private në negociatë, por kushtet tregtare janë rënë dakord,” deklaroi Bessent, duke iu referuar marrëveshjes për TikTok pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e kompanisë. Ai zhvilloi takime me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng, me qëllim ngushtimin e diferencave të theksuara mbi tregtinë dhe teknologjinë, që prej kohësh kanë tensionuar raportet mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Takimet në Madrid pritet të zgjasin deri të mërkurën, pikërisht në afatin e fundit që Uashingtoni i ka vendosur TikTok për të gjetur një blerës të ri – në të kundërt, platformës i kanoset ndalimi i operimit në SHBA. Presidenti Donald Trump e ka përshëndetur marrëveshjen si një sukses të madh tregtar dhe diplomatik. Në një postim në rrjetin e tij social, Truth, ai shkroi: “Marrëveshje e shkëlqyer tregtare në Evropë midis SHBA-së dhe Kinës. Shkoi shumë mirë dhe do të përfundohet së shpejti. Është arritur një marrëveshje për një kompani të caktuar që të rinjtë në vendin tonë kanë qenë të dëshpëruar për ta shpëtuar. Ata do të jenë të lumtur.” Trump gjithashtu njoftoi se do të zhvillojë një bisedë direkte me presidentin kinez Xi Jinping të premten, më 19 shtator, për të diskutuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtinë dypalëshe.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23