Top Channel/Trump shpërblen ish-avokatin, Emil Bove konfirmohet nga Senati si gjyqtar i apelit
30/07/2025 12:01

Ish-avokati personal i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u konfirmua nga Senati si gjyqtar federal i apelit me një votim partiak 50-49 vota. Senati i udhëhequr nga republikanët konfirmoi Emil Bove si gjyqtar në Gjykatën e 3-të të Apelit të Qarkut të SHBA-së, një emërim për jetë, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga demokratët, të cilët dolën nga një mbledhje e komitetit të Senatit në shenjë proteste më parë këtë muaj. Dy senatore republikane,Lisa Murkoëski e Alaskës dhe Susan Collins e Maine votuan kundër emërimit, por republikanët mbajnë një shumicë prej 53-47 në dhomë dhe arritën ta merrnin votën gjithsesi. 44 vjecari Emil Bove, një ish-prokuror federal, u nominua nga Trump ndërsa shërbente si zyrtari i tretë më i lartë në Departamentin e Drejtësisë. Emërimi i tij shkaktoi kritika të ashpra dhe senatori Dick Durbin, demokrati me gradë më të lartë në Komitetin Gjyqësor të Senatit, lëshoi një deklaratë të martën në mbrëmje duke e kritikuar ashpër Bove-in pasi ai mori punën e re. “Kualifikimi kryesor i z. Bove duket të jetë besnikëria e tij e verbër ndaj këtij Presidenti”, tha Durbin, duke shtuar se Bove mbajti anën e protestuesve të 6 janarit 2021 që sulmuan Kapitolin dhe shkarkoi prokurorët e karrierës që i mbajtën ata përgjegjës. Bove përfaqësoi Trumpin në çështjen e Nju Jorkut, e cila përfundoi me dënimin e tij për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit për të mbuluar pagesat e parave për të heshtur një ylli porno. Ai gjithashtu mbrojti Trumpin në dy çështje penale federale të cilat nuk arritën kurrë në gjyq dhe u mbyllën pasi Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Më herët këtë vit, Bove urdhëroi prokurorët federalë të heqin akuzat për ryshfet dhe mashtrim kundër kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, duke shkaktuar një valë dorëheqjesh në zyrën e prokurorit të Manhattanit dhe në Departamentin e Drejtësisë në Uashington.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05