Top Channel/ Trump shkarkon Kristi Noem, largohet nga detyra për korrupsion dhe afera rozë
06/03/2026 12:14

Një fushatë reklamuese prej 220 milionë dollarësh dhe mosreagimi i saj ndaj thashethemeve për një marrëdhënie e fshehtë me vartësin e saj, Corey Lewandowski, duket se kanë qenë dy faktorët përcaktues që e çuan Donald Trump të shkarkonte Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Christie Noem. Noem, e cila është sekretarja e parë që shkarkohet gjatë mandatit të dytë të Trump, u pyet për të dyja çështjet në dëshminë para komisioneve të Senatit të martën dhe të mërkurën. Siç raportohet nga mediat amerikane, përgjigjet që ajo dha e zemëruan presidentin amerikan, i cili në një intervistë me NBC News iu referua posaçërisht fushatës reklamuese të Noem, duke thënë: “U habita. Shpenzova më pak para për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara. Nuk e dija këtë”. “Si e justifikoni faktin që keni shpenzuar 220 milionë dollarë për reklama televizive që ju paraqesin në mënyrë të spikatur?”, pyeti senatori republikan i Luizianës, John Kennedy, të martën. “Zotëri, presidenti më ka ngarkuar të përcjell mesazhin në vend dhe në vende të tjera duke publikuar reklama se nëse janë në vend ilegalisht, duhet të largohen”, u përgjigj Noem. “Nuk po them që nuk po e thua të vërtetën. Thjesht e kam të vështirë ta besoj”, këmbënguli Kennedy, duke sugjeruar që sekretarja e kishte përdorur fushatën, të cilën ajo këmbënguli se ishte efektive, për të rritur profilin e saj. Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për Noem kur një ditë më vonë, të mërkurën, një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së e pyeti nëse kishte fjetur ndonjëherë me Corey Lewandowski-n, i cili punon si punonjës i posaçëm qeveritar. “A keni pasur marrëdhënie seksuale me Corey Lewandowski-n?”, pyeti një kongresmen i Kalifornisë, me Noem që u acarua dhe iu referua “mbeturinave të tabloidëve”. “Jam e shokuar që sot në këtë komision po i drejtohemi mbeturinave të tabloidëve. Do t’ju them se ai është një punonjës i posaçëm qeveritar që punon për Shtëpinë e Bardhë. Ka mijëra prej tyre në qeverinë federale”, tha Noem.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19