Top Channel/ Trump: Putin, gati për marrëveshje! Orët e fundit para takimit: 25% mundësi për dështim
14/08/2025 19:35

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka marrë parasysh të gjitha opsionet për takimin me homologun rus, Vladimir Putin. Madje, gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për Fox News Radio, ai dha një përqindje, kur tha se ka ka 25% mundësi që takimi të mos ketë sukses. “Gjithmonë ka një rrezik“, tha ai. Sipas presidentit amerikan, ky takim mund të shërbejë si bazë për një raund të dytë bisedimesh, ku ka lënë të kuptohet se mund të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Duke folur për territoret ukrainase dhe ruse, Trump tha se do të jetë e nevojshme një “kompromis” midis Kievit dhe Moskës, duke lënë të kuptohet për ndryshim kufijsh, një deklaratë që pritet të shkaktojë reagime të forta ndërkombëtare. Çfarë pritet të ndodhë nesër në Alaskë? Pala ruse ka ofruar disa detaje të reja rreth takimit të shumëpërfolur të Donald trumpit dhe Vladimir Putinit në Alaskë të premten. Yuri Ushakov, këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit dhe ish-ambasadori rus në SHBA, pohoi për median se fillimisht, dy presidentët do të kenë një takim “kokë më kokë” vetëm me përkthyes, e më tej do të zhvillojnë një “takim më të gjerë” me delegacionet përkatëse si dhe një mëngjes pune. Ushakov pohoi se Ukraina do të jetë “tema qendrore” e bisedës, megjithatë dy liderët pritet të diskutojnë gjithashtu edhe bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik mes vendeve të tyre. Delegacioni rus do të përfshijë ministrin e jashtëm Sergei Lavrov, ministrin e mbrojtjes Andrey Belousov, ministrin e financave Anton Siluanov, kreun e fondit sovran rus Kirill Dmitriev si dhe vetë Ushakovin. Dy udhëheqësit pritet gjithashtu të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në fund të samitit, ç’ka sipas këshilltarit, do të ketë një moment shumë i madh. Putini ndërkohë, sikurse raporton The Guardian, u takua me zyrtarët e tij më të lartë për t’u përgatitur për samitin e Alaskës. Reuters thotë se pas takimit, kreu i shtetit rus u shpreh se administrata amerikane po bën përpjekje të sinqerta për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Ai madje thuhet të ketë sugjeruar se Moska dhe Washingtoni mund të arrijnë dhe një ujdi për kontrollin e armëve bërthamore, e cila të forcojë paqen. Vetë Trump la të kuptohej më herët se nëse përballja e tij me Putinin shkon mirë, ai do të dëshironte që shpejt të mbahej një takim i dytë me shefin e Kremlinit dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelensky.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50