Top Channel/ Trump pezullon tarifat, por jo Kinës, Presidenti i SHBA bën hapa pas
09/04/2025 22:20

Vetëm pak ditë pas tronditjes që krijoi në tregjet botërore, përfshi madje edhe bursën amerikane, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezullon për një periudhë 90-ditore tarifat tregtare për më shumë se 75 vende të botës, përfshi shumë shtete të Evropës dhe Azisë. Gjatë kësaj periudhe, Presidenti Trump sqaron se këto vende do të kenë një tarifë në vetëm 10% për shumicën e produkteve, çka do të thotë se nuk ndryshon asgjë për Shqipërinë dhe Kosovën, ndaj të cilëve tarifa e vendosur që në fillim ishte në vlerën 10%. Në vendimin e firmosur të mërkurën, kreu i Shtëpisë së Bardhë përjashton nga pezullimi vetëm Kinën, për të cilën njofton rritje të mëtejshme të tarifës, në vlerën e 125%. Në një postim të tij në platformën sociale Truth Social, Trump shpjegoi se pauza për 75 vendet ishte një mundësi për të diskutuar dhe arritur marrëveshje, duke theksuar se ato kishin kërkuar një dialog me agjencitë amerikane, përfshi Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë. “Këto shtete kishin treguar gatishmërinë për t’u angazhuar në dialog dhe për të arritur marrëveshje që përmirësojnë kushtet tregtare dhe shmangin barrierat që kanë ndikuar në tregtinë e lirë. Ndaj kam autorizuar një pauzë 90-ditore dhe një tarifë të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, që hyn në fuqi menjëherë”, sqaroi Presidenti i SHBA. Ndërkohë bursat reaguan menjëherë pozitivisht duke pësuar rritje mbresëlënëse në pak orë. “Kjo periudhë e negocimit u vendos për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve ekonomike mes SHBA-së dhe këtyre shteteve”, - sqaroi Presidenti amerikan, i cili akuzoi Kinën për “mungesë respekti” ndaj tregjeve botërore. “Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, rrisim tarifën e vendosur ndaj Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%. Shpresojmë se në të ardhmen e afërt, Kina do të kuptojë se kohët që ka vjedhur nga SHBA dhe vendet e tjera nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme", shkroi Trump. Rritja e tarifave në 125% për produktet kineze është një tjetër hap drejt përshkallëzimit të tensioneve dhe kërkimit të një qasjeje më agresive ndaj ekonomisë kineze.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05