Donald Trump vendosi të pezullojë ndihmën ushtarake për Ukrainën ndërkohë që do të shqyrtohet sesa po kontribuon vërtet Kievi për gjetjen e një zgjidhjeje të konfliktit. Kështu bllokohet me efekt të menjëhershëm dërgimi i municioneve e pajisjeve te tjera ushtarake në vlerë më shumë se një miliard dollarë amerikanë që janë tashmë në dorëzim ose që janë porositur derisa Volodimir Zelensky të jetë i gatshëm të negociojë me Vladimir Putinin.