Ish-presidenti Donald Trump paralajmëroi se ofensiva e Ukrainës në Rusi mund të nisë “Luftën e Tretë Botërore”, në atë që gazeta britanike Metro e ka vlerësuar si “përpjekjen më të fundit të republikanit për të ndalur rritjen e mbështetjes për Kamala Harris”. Trump gjatë fjalimeve në një konferencë të Shoqatës së Gardës Kombëtare në Detroit dukej se kundërshtoi shtytjen e fundit të Ukrainës në Rusinë perëndimore, sipas të njëjtës media.