Me Nicolas Maduron tashmë prapa hekurave, Donald Trump i dërgoi një paralajmërim udhëheqësve autoritarë të vendit të Amerikës së Jugut se do të “paguajnë një çmim shumë të madh” nëse nuk “bashkëpunojnë” me Uashingtonin. Kërcënimi i qartë i tij për presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, ishte se “nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim ndoshta edhe më të shtrenjtë se Maduro”. Paralajmërimet e tij nuk kursyen as Kolumbinë, Meksikën dhe Kubën.