Donald Trump përfundon sërish në qendër të polemikave: Presidenti amerikan ka publikuar në platformën e tij Truth Social një video të konsideruar si me sfond racist, e të krijuar përmes inteligjencës artificiale, ku fytyrat e Barack dhe Michelle Obama shfaqen mbi trupat e dy majmunëve. Videoja lidhet me pretendimet për manipulime në zgjedhjet presidenciale të 2020, çështje mbi të cilën Trump vazhdon ende të flasë.