Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, hodhi poshtë zërat se po shqyrtohet mundësia e dislokimit të trupave tokësore amerikane në territorin e Iranit. Duke folur për gazetarët, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk ka në plan të vendosë trupa askund. “Nuk do të vendos trupa askund. Dhe nëse do ta bëja, nuk do t'jua thoja. Ne po e ndjekim këtë operacion dhe kur të mbarojë, bota do të jetë një vend më i mirë. Të gjithë pajtohen me mua se Irani është një kërcënim për Lindjen e Mesme dhe të gjithë botën". Gjatë takimit në Zyrën Ovale me kryeministren japoneze, Sanae Takaichi, komentoi dhe lëvizjen e Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian për hapjen e ngushticës së Hormuzit.