Pas një vonese të shkaktuar prej një problem elektrik në avionin presidencial Air Force One, Donald Trump mbërriti në Zvicër për t`u takuar me liderët botërorë në samitin kyc të Davosit. Përpara nisjes, presidenti amerikan kishte lënë të kuptohej se ka një plan për Groenlandën me të cilin, sic tha ai, do të jenë që të gjithë të kënaqur, por nuk dha asnjë detaj.