Top Channel/ Trump ndez debatin për taksat mbi makaronat italiane, opozita shpërthen kundër Melonit
21/10/2025 21:43

Një postim i shpërndarë nga presidenti amerikan, Donald Trump, në rrjetet sociale ka ndezur një debat të gjerë në Itali dhe BE. Në qendër të çështjes janë taksat amerikane ndaj makaronave italiane, që mund të arrijnë mbi 100%, shumë më lart se tarifa aktuale 15%. Por në vend që të mbetet një çështje tregtare, polemika mori edhe ngjyrime politike: në video dhe postime të rishpërndara nga presidenti amerikan, Giorgia Meloni paraqitej sikur ishte gati të bënte një marrëveshje tregtare të veçantë me SHBA, jashtë rregullave të BE-së. Në fakt, postimi nuk ishte i Trump, por i një mbështetëseje të tij, dhe nuk i referohej konkretisht makaronave, por në mënyrë të përgjithshme çështjeve të doganave. Megjithatë, ai u interpretua si një sinjal politik që Italia mund të devijojë nga linja evropiane, duke krijuar tensione në vend dhe në Bruksel. Pas presionit politik dhe mediave, (selia e Kryeministrisë) doli me një sqarim: “Marrëveshjet tregtare janë kompetencë ekskluzive e Komisionit Evropian. Italia nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë të pavarur.” Qeveria konfirmoi se ka pasur vetëm një komunikim dypalësh me SHBA, për të mbrojtur interesat e prodhuesve italianë të makaronave, por gjithçka në koordinim të plotë me Komisionin Evropian. Nga Brukseli u përsërit e njëjta linjë: ‘BE dhe Italia po veprojnë bashkërisht në mbrojtje të industrisë ushqimore europiane’. Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, që diskutoi çështjen me ambasadorin amerikan në Itali. “I shpjegova që nëse prekin makaronat tonë, do të ketë një revoltë popullore”, thotë ai. Tajani theksoi se Italia gjithmonë ka vepruar në linjë me BE-në dhe se përmes bashkëpunimit janë arritur disa hapa përpara në negociata. Ndërkohë, opozita kërkon që kryeministrja të dalë në Parlament dhe të japë një qëndrim të qartë. (PD) tha se “Meloni nuk mund të heshtë. Italia nuk duhet të bëhet avampost i Trump për të dobësuar BE-në.” Ndërsa Raffaella Paita e partise (Italia Viva), deklaroi se “Meloni po i shmanget përplasjes me Trump, por kjo dëmton imazhin ndërkombëtar të vendit.” “Është e papranueshme që një qeveri sovraniste të përkulet para SHBA.”, tha një tjetër përfaqësues i opozitës. SHBA akuzon disa kompani italiane se shesin makaronat nën kosto, duke kërkuar masa ndëshkuese. Trump ka paralajmëruar rritje të ndjeshme të tarifave doganore, që do të prekë ndjeshëm eksportet e industrisë italiane të makaronave, një nga produktet më të njohura të vendit. BE është tashmë në bisedime me Uashingtonin për të shmangur një luftë tregtare që mund të dëmtojë ekonominë e përbashkët europiane.

Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54