Top Channel/ Trump kërkon centralet bërthamore/ Zbardhen detaje nga biseda me Zelenskyn
19/03/2025 22:23

Shtëpia e Bardhë publikoi detaje të reja të bisedës midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zëdhënësja , Karoline Leavitt, ka konfirmuar se të dy liderët kanë pasur një bisedë fantastike, me Zelenskyn i cili i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ekonomike e ushtarake – veçanërisht për sistemin anti-tank Javelin (xhevëllin). Sipas saj, lideri ukrainas i ka kërkuar SHBA-së “sisteme shtesë të mbrojtjes, veçanërisht sistemin ajror të mbrojtjes Patriot, në mënyrë që të mbrojë civilët”. E presidenti amerikan, është pajtuar të punojë bashkë me Zelenskyn për të gjetur atë që është në dispozicion, sidomos në Evropë. E pyetur për marrëveshjen mbi mineralet, ajo ka thënë se biseda telefonike “ka shkuar përtej marrëveshjes ekonomike për mineralet”, duke u përqendruar në “armëpushimin e pjesshëm, si dhe në hapat e radhës drejt armëpushimit të plotë e paqes së qëndrueshme në këtë konflikt”. Ndër të tjera, Trumpi raportohet se i ka propozuar liderit ukrainas që vendosja e infrastrukturës energjetike të vendit të tij “nën pronësinë amerikane” mund të jetë forma më e mirë e mbrojtjes së kësaj infrastrukture kritike. Mediat zbulojnë se bëhet fjalë për centralet bërthamore të energjisë, të cilat SHBA kërkon t’i marrë në zotërim. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vlerësuar se biseda telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ka qenë “pozitive, shumë thelbësore, dhe e sinqertë”, si dhe beson fuqishëm se “nën lidershipin amerikan, paqja e qëndrueshme mund të arrihet brenda këtij viti”.

Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00