Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: “SHBA nis ushtrinë po vratë protestues të pafajshëm”!
02/01/2026 14:42

Donald Trump duket se e ka kërcënuar Iranin me veprime ushtarake, duke paralajmëruar se Ushtria Amerikane është "e armatosur dhe gati për të luftuar". Qëndrimi e tij, preësidenti i SHBA-së e bëri të qartë përmes një postimi në platformën e vet Truth Social, ku përshkallëzoi retorikën kundër regjimit iranian. “Nëse Irani qëllon dhe vret protestuesit paqësorë, siç e ka zakon, Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë. Ne jemi të gatshëm për të vepruar”, shkroi ai. Kërcënimet e Trumpit vijnë në kohën kur protesta kanë shpërthyer në të gjithë Iranin, me shumë tubues që bëjnë thirrje për rrëzimin e Ajatollah Khameneit. Mesazhi i tij vjen si shenjë mbështetje për protestuesit që po përballen me shtypje brutale nga forcat e sigurisë në Iran, pesë ditë pasi nisën protestat për shkak të gjendjes ekonomike dhe që rezultuan me disa vdekje dhe dhjetëra të arrestuar. Protestat nisën në Teheran më 28 dhjetor, për shkak të kolapsit të kursit të këmbimit të monedhës kombëtare kundrejt dollarit amerikan dhe inflacioni arriti në 52 për qind. Protestat më pas u përhapën në disa rajone të tjera. Në komentet dërguara Radios Farda po më 2 janar, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se “protestat pasqyrojnë zemërimin e kuptueshëm të popullit iranian ndaj dështimeve dhe justifikimeve të Qeverisë së tij”. Në përgjigje thuhet se regjimi iranian “vazhdon të shpërdorojë pasurinë e Iranit për të sponsorizuar terrorizmin në mbarë botën dhe për të shtypur popullin iranian, i cili dëshiron dhe meriton një jetë më të mirë”. “Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion maksimal mbi regjimin”, tha DASH-i.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23