Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi se do të shkatërrojë gjithë infrastrukturën energjetike të Iranit, nëse nuk arrihet sa më shpejt një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po negociojnë me një regjim të ri iranian, duke shtuar se nëse regjimi i Teheranin tenton bllokimin, do përballet me hakmarrje të ashpër.