Donald Trump ka dhënë intervistën e tij të parë pasi i mbijetoi atentatit në tubimin e tij electoral në Pensilvani, duke këmbëngulur se "tanimë, supozohej të ishte i vdekur". Ish presidenti pohoi se kthimi i kokës nga turma drejt një ekrani në krah, mund t'i ketë shpëtuar jetën. Ai shtoi se kishte dashur të vazhdonte të fliste pasi atentatori Thomas Matthew Crooks e goditi në veshin e djathtë.