Top Channel/ Trump i urryer nga amerikanët? Atentati i mundshëm ndaj ish-presidentit, FBI…
16/09/2024 20:41

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, falënderoi Shërbimin Sekret dhe policinë lokale të dielën vonë, pas asaj që FBI tha se “duket të ishte një përpjekjeje për atentat” në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës. “Unë do të doja të falënderoja të gjithë për shqetësimet dhe urimet tuaja – sigurisht që ishte një ditë interesante! Puna u krye në mënyrë të shkëlqye”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social”. Incidenti, në të cilin Trump nuk u dëmtua, ndodhi dy muaj pasi u qëllua në vesh gjatë një veprimtarie të fushatës në Pensilvani. Pjesëtarët e mbrojtjes së Trump po siguronin zonat e fushës së golfit ku ai po po luante të dielën, kur panë një person të armatosur në shkurre. Agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan në drejtim të të dyshuarit, i cili u largua nga zona dhe më pas u arrestua. Sherifi vendas tha se i dyshuari la pas një “pushkë të stilit AK-47”, një kamerë GoPro dhe dy çanta shpine. “Agjenti i Shërbimit Sekret bëri një punë fantastike”, thanë autoritetet e sigurisë duke përshkruar punën e agjentit që pikasi “individin e armatosur” dhe qëlloi kundër tij. Presidenti amerikan Joe Biden tha në një deklaratë mbrëmjen e së dielës se ishte lehtësuar që Trump ishte i padëmtuar. “Siç e kam thënë shumë herë, nuk ka vend për dhunë politike apo për çfarëdo dhune tjetër në vendin tonë dhe kam udhëzuar ekipin tim të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, mundësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të siguruar ish presidentin”, tha ai. Nënpresidentja Kamala Harris, e cila kandidon kundër Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, tha se ishte “thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet e mundshme për atentat ndaj ish-presidentit Trump”. “Siç tha Presidenti Biden, administrata jonë do të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, mundësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të kryer misionin e tij thelbësor”, tha Harris në një deklaratë. Burime të ndryshme të mediave kombëtare amerikane, përfshirë Associated Press, The New York Times dhe Fox News Channel, cituan zyrtarë të paidentifikuar që e identifikuan të dyshuarin si Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, nga Hawaii. Zyrtarët folën me kushtin që të mos u përmendet emri, sepse nuk ishin të autorizuar të diskutojnë hetimet në zhvillim. Postimet në mediat sociale e shfaqin të dyshuarin Routh që mbështet fushatën zgjedhore të Trump në vitin 2020, por në postimet më të fundit ai shfaqet në mbështetje të Biden dhe Harris. Ai gjithashtu shihet se ka diskutuar në mënyrë të përsëritur luftën në Ukrainë dhe dukej se përpiqej të rekrutonte ushtarë për të ndihmuar përpjekjet ushtarake të Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, dënoi ngjarjen duke theksuar se dhuna politike nuk ka vend askund. “Jam i lumtur të dëgjoj se Donald Trump është i sigurt dhe i padëmtuar. Urimet e mia më të mira atij dhe familjes së tij”, shkroi Zelensky në rrjetin X. Kremlini tha të hënën se lidhjet me Ukrainën të sulmuesit të dyshuar tregojnë se të “luash me zjarrin” ka pasoja. I pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha se Moska po ndjek situatën e tensionuar në Shtetet e Bashkuara duke shtuar se Rusia nuk po ndërhynte në zgjedhjet presidenciale amerikane. Trump nuk ka njoftuar ndonjë ndryshim në orarin e tij dhe do të flasë drejtpërdrejt në rrjetin X të hënën mbrëma nga prona e tij Mar-a-Lago. Ndërkohë, drejtuesit e një grupi punues dypartiak të Kongresit që hetonte atentatin e 13 korrikut ndaj Trump thanë se kanë kërkuar të informohen nga Shërbimi Sekret.

Top Channel/ Policia bastis pronat e Mandelson. Lordi anglez po hetohet për skandalin “Epstein”
07/02 23:00
Top Channel/ Negociatorët e Trump vizitojnë “USS Abraham Lincoln”, i tregojnë forcën Iranit
07/02 22:35
Top News- Irani “ultimatum” SHBA-së: Nuk negociojmë programin raketor dhe pasurimin e uraniumit
07/02 22:30
Top Channel/ “Presion maksimal Iranit”. Trump thotë se negociatat me Teheranin janë në rrugë të mbarë
07/02 22:27
Top News- Rusia fushatë dimërore në Ukrainë, godet termocentralet, i lë ukrainasit në të ftohtë
07/02 21:30
Top News- Ukraina e Rusia paqe brenda qershorit, Zelensky: SHBA do marrëveshje, lufta merr fund
07/02 20:30
Top News- Mbretëria e Bashkuar kërcënon Rusinë/ Flota hije ruse acaron Londrën, ‘front i ri lufte’
07/02 19:00
Top Channel/ Ilaçe të lira, Trump hap faqe zyrtare të qeverisë: Përfitim për 40 barna me recetë..
07/02 14:44
Top Channel/ Zelensky “zhvendos” fundin e luftës: Shpresat që të mbyllet deri në qershor!
07/02 14:28
Top Channel/ Koreja e Veriut, dënim me vdekje të miturve që shohin BTS dhe seriale koreano-jugore!
07/02 13:53
Top News-Kodi “Gaforrja”/ Rrëzimi i kolonelit grek që spiunonte NATO-n tek Kina, u zbulua nga CIA
07/02 12:51
Top News- TikTok, “rrezik varësie”/ BE kërcënon platformën kineze me gjobë: Përshtat dizajnin
07/02 12:33
Top News- Portugalia mes zgjedhjeve e stuhisë, politika bëhet bashkë kundër ekstremit të djathtë
07/02 12:32
Top Channel/ Çifti Clinton do seancë publike për dosjen Epstein: Nëse duan luftë…
07/02 12:23
Top News- Lumenjtë e përrenjtë përpijnë fshatrat, mijëra të evakuuar, Leo godet gadishullin Iberik
07/02 12:22
Top News- Shpërthim kamikazë në xhami, viktima e të plagosur gjatë lutjeve të së premtes
07/02 12:12
Top News – Video raciste me Obamat. Trump nuk kërkon falje-E publikova pa e parë
07/02 11:31
Top News -I foli për fenë, më pas i kërkoi një ruse.Në dosjen Epstein, biznesmeni i njohur nga Dubai
07/02 11:12
Top Channel/ KE paralajmëron gjobë ndaj TikTok: Nxit varësinë, veçanërisht te fëmijët!
07/02 11:11
Top Channel/ Epstein, agjent i Izraelit? Reagon Beniamin Netanyahu!
07/02 11:09
DIGITALB DIGITALB