Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Sipas NBC Neës, e cila citoi zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar, biseda e ndezur telefonike u zhvillua më 28 korrik, pasi Netanyahu tha në një aktivitet se, pavarësisht raporteve të përhapura për urinë në Rripin e Gazës, njerëzit atje në fakt nuk po vuajnë për bukë.