Donald Trump nuk ka ndërmend t`i lëshojë pe Nicolas Maduros: Presidenti amerikan ka urdhëruar një bllokadë të plotë ndaj cisternave të sanksionuara të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela. Trump nuk e la me kaq, por në një postim në Truth Social deklaroi se qeveria e liderit venezuelian ishte shpallur organizatë e huaj terroriste.