Top Channel/ Trump i kthen ‘shpinën’ Putinit, bën lëvizjen që askush se priste për Ukrainën
11/07/2025 22:51

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duket i gatshëm t’i dërgojë armë Ukrainës duke ia shitur ato fillimisht aleatëve të NATO-s. The Guardian shkruan se kjo lëvizje vjen mes tensioneve me presidentin rus, Vladimir Putin për shkak të bllokimit të negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Gjatë një interviste me NBC News, Trump tha se ndoshta do të ketë një “njoftim të rëndësishëm” mbi Rusinë të hënën teksa konfirmoi se kishte arritur një marrëveshje me udhëheqësit e NATO-s për të furnizuar me armë Ukrainën. “Mendoj se do të kem një deklaratë të rëndësishme për të bërë mbi Rusinë të hënën. Jam i zhgënjyer me Rusinë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë dy javëve të ardhshme”, u shpreh Trump. I dërguari i Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, është planifikuar të mbërrijë në Kiev në të njëjtën ditë për një udhëtim njëjavor që vjen pasi SHBA-të ndaluan përkohësisht dërgesat e armëve në Ukrainë, si pjesë e një shqyrtimi nga Pentagoni të rezervave në rënie të municioneve të rëndësishme, përfshirë raketat e mbrojtjes ajrore Patriot. Shtëpia e Bardhë tani është përpjekur të distancohet nga vendimi, dhe Trump ka sugjeruar se është gati të japë dritën jeshile një paketë të madhe ndihme ushtarake për Ukrainën nëpërmjet NATO-s, duke përmbysur një politikë të mëparshme të reduktimit të mbështetjes për qeverinë ukrainase për të detyruar Kievin të kërkojë paqe. Gjatë intervistës, Trump paraqiti një plan sipas të cilit SHBA-të mund t’i shesin armë NATO-s dhe më pas ato mund të dërgohen në Ukrainë. Theksojmë se Trump nuk ka miratuar më parë paketa ndihme ushtarake për Ukrainën. “Pra, ajo që po bëjmë është se armët që po dalin po shkojnë në NATO, dhe pastaj NATO do t’ia japë këto armë [Ukrainës], dhe NATO po paguan për këto armë”, tha Trump. Zyrtarët e administratës kanë thënë se kjo do të ishte ndryshe nga furnizimi direkt i Ukrainës nga SHBA-të, pasi NATO dhe jo Uashingtoni do të merrte vendimin për të armatosur Kievin.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00