Pak pasi lavdëroi takimin e tij më Xi Jinping, Donald Trump lëshoi një tjetër mesazh corientues, duke e fshikulluar ashpër si Kinën ashtu edhe Rusinë me pretendimin se kanë kryer teste të fshehta bërthamore. Kjo sipas Trumpit, i jep SHBA-së të drejtën legjitime të planifikojë edhe ajo testet e saj. Rusia po bën teste, Kina po bën teste, por ama nuk flasin për këtë gjë.