Top Channel/ Trump “godet” naftën ruse me duart e Europës: më shumë presion financiar Rusisë!
05/09/2025 11:11

Donald Trump i kërkoi Europës të ushtrojë një presion akoma edhe më të madh financiar ndaj Rusisë dhe aleates së saj kryesore, Kinës, për ta detyruar Moskën t`i japë fund luftës në Ukrainë. Mesazhi i tij i drejtohej mbështetësve kryesorë europianë të Kievit, të cilët e ftuan kreun e administratës amerikan në takimin e “Koalicionit të të Gatshmëve” në Paris. Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë të cituar nga reuters, në telefonatën e zhvilluar pas samitit “Trump theksoi se Europa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse që po financon luftën – pasi brenda një viti, Rusia mori 1.1 miliard euro nga shitjet e karburanteve për vetë Bashkimin Europian. Shënjestra e republikanit megjithatë, nuk ka qenë vetëm Rusia. Jatë bisedës telefonike, ai ka insistuar që liderët e kontinentit të vjetër shtojnë trysninë ekonomike edhe mbi Kinën. Trump, i cili foli me udhëheqësit evropianë pas mbledhjes në Paris, nuk komentoi drejtpërdrejt për takimin në Paris. Por, në deklarimet e mëvonshme për gazetarë, ai tha se “po, do ta bëja”, kur u pyet nëse planifikonte të fliste me presidentin rus, Vladimir Putin, në të ardhmen e afërt. Europa, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, ka tentuar të ulë varësinë që ka nga Rusia sa i përket furnizimeve me energji. Komisioni Evropian ka propozuar madje legjislacion për të hequr gradualisht importet e naftës dhe gazit rus nga BE deri më 1 janar 2028. Por vende si Hungaria dhe Sllovakia, të cilatudhëhiqen nga liderë nacionalistë që kanë lidhje të ngushta me Kremlinin, kanë vazhduar të importojnë produkte energjetike ruse, pavarësisht përpjekjeve të bllokut për diversifikim.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00