Top Channel/ Trump, “gërshërë” edhe në DASH! Nisin shkurtimet, Rubio: Staf joefikas
22/04/2025 20:12

“Gërshërës” së Presidentit Donald Trump për shkurtime punonjësish e programesh nuk i shpëton as Departamenti Amerikan i Shtetit. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi këtë të martë vendimin për riorganizimin e DASH, që sipas tij, synon të eliminojë zyrat që administrata e Trump i konsideron të tepërta dhe për të shkurtuar disa programe, që siç thekson Rubio, nuk përputhen me interesat e SHBA. “Kjo qasje do të fuqizojë Departamentin që nga themeli, nga zyrat te ambasadat”, tha Rubio në një deklaratë, duke i përshkruar lëvizjet si pjesë e agjendës së Trumpit për ta vendosur SHBA-në në rend të parë, si prioritet. "Funksionet specifike për rajone do të konsolidohen për ta rritur funksionalitetin, zyrat e tepërta do të hiqen dhe programet jo-statutore, që nuk janë në përputhje me interesat thelbësore kombëtare të Amerikës, do të pushojnë së ekzistuari", sqaroi Rubio. Punën që më parë e kryente nënsekretari për Siguri Civile, të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci tani do të vendoset nën një koordinator të ri për Ndihmën e Jashtme dhe Çështjet Humanitare, shtoi më tej Rubio. Rubio, i cili shërben edhe si mbikëqyrës i administratës së shkatërruar të USAID-it, kritikoi rritjen e departamentit ndër vite, duke e quajtur atë "të fryrë, burokratik dhe të paaftë për të kryer misionin e tij thelbësor diplomatik në këtë epokë të re të konkurrencës së fuqive të mëdha".

Top Channel/ “Irani gënjen”, Trump: “Kanë frikë t`i pranojnë bisedimet se i vret populli i tyre”!
26/03 11:18
Top Channel/ Oqanet thyejnë rekordin e nxehtësise, OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë!
26/03 11:17
Top News – Pakistani ‘shpëtoi’ dy zyrtarë iranianë / Izraeli i hoqi nga ‘lista e zezë’
26/03 11:14
Top News – ‘Pse dreqin duhet ta bëj këtë…’ / Trump i tërbuar me Netanyahun, kundërshti për luftën
26/03 11:12
Top News – Dronë e shpërthime mbi portin mbi Danub / Ndizet lufta Rusi-Ukrainë, rafineria në flakë
26/03 11:11
Top News – Irani po shqyrton planin e SHBA-së / Por jo bisedime…deklarata kontradiktore nga palët
26/03 11:09
Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41