Top Channel/ Trump do publikojë shkakun e autizmit, POLITICO: Është një medikament shumë i përdorur….
22/09/2025 12:08

Presidenti amerikan Donald Trump përgatitet të njoftojë se përdorimi i Tylenol-it gjatë shtatzënisë mund të kontribuojë në rrezikun e autizmit dhe do t'u këshillojë grave shtatzëna ta përdorin atë apo acetaminofenin gjenerik, vetëm për raste temperature të lartë, pohuan për POLITICO dy zyrtarë të administrates amerikane. Zyrtarët, të cilëve u është ofruar anonimiteti për të ndarë paraprakisht detajet e njoftimit, pohuan se Trump do të përmendë gjithashtu si terapi të mundshme për autizmin leucovorinën, një ilaç i përdorur për kancerin dhe aneminë. Të premten, shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se së shpejti do të bënte një njoftim të madh mbi këtë çrregullim neurobiologjik: "Autizmi është plotësisht jashtë kontrollit", u tha ai gazetarëve. "Mendoj se ndoshta kemi një arsye pse." Në një deklaratë të dielën sakaq, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kush Desai, pohoi se "njoftimi do të përbëjë një përparim historik" në menaxhimin e rritjes së shkallës së autizmit. Gjetja e shkakut të këtij crregullimi është një përparësi kryesore e Sekretarit të Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., i cili premtoi më parë këtë vit se do të vinte me përgjigje në muajin shtator. Këtë pranverë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan se 1 në 31 tetë vjeçarë amerikanë u diagnostikua me këtë gjendje në 2022-shin, krahasuar me 1 në 150 që ishte në vitin 2000. Njoftimi do të shënojë të herën e parë që qeveria amerikane e lidh acetaminofenin apo paracetamolin me autizmin. Kennedy beson se faktorët mjedisorë po shkaktojnë rritjen e rasteve të autizmit – e pavarësisht provave të shumta që tregojnë të kundërtën, ai dyshon se vaksinat janë të përfshira.

Top Channel/ I armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje të riun
22/02 19:37
Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
DIGITALB DIGITALB