Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03/2026 20:01

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë ‘makthi më i keq’ i Iranit, nëse ata nuk bien dakord me planin e paqes”. Ky ishte paralajmërimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për Teheranin, gjatë mbledhjes së kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, ku këmbënguli përsëri që Irani duhet të negociojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Trump kërcënoi se “nëse Teherani nuk ulet në tryezën e negociatave, SHBA do të vazhdojnë t’i hedhin në erë”. Paralajmërimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi një ditë, pasi Irani hodhi poshtë planin e paqes të SHBA-së, që thuhet se kërkonte që regjimi të hiqte dorë nga programi i tij bërthamor dhe të kufizonte raketat balistike. Në mbledhjen e kabinetit, Steve Witkoff, i dërguari special i Trump, konfirmoi se SHBA-të i paraqitën Iranit një plan paqeje me 15 pika, pa dhënë detaje mbi propozimin. Trump nuk përmendi refuzimin fillestar të planit nga Irani, apo vendimin e tij për të vendosur trupa tokësore në Lindjen e Mesme, por paralajmëroi se regjimi do të përballet me pasoja të rënda, nëse nuk pranon një armëpushim. “Nëse nuk e bëjnë, ne jemi makthi i tyre më i keq. Ne thjesht do të vazhdojmë t’i shkatërrojmë. Të papenguar, të pandalur”, tha Trump. Në katër javë luftë, Trump thotë se SHBA-të kanë goditur aftësinë ushtarake të Iranit “në një nivel që pak njerëz e kanë parë ndonjëherë më parë”, kanë zhdukur plotësisht forcat detare dhe ajrore, si dhe kanë rrëzuar rreth 90% të raketave të tyre.

Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48
Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23