Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se të hënën do të zhvillojë një bisedë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Njoftimi u bë publik përmes një postimi në rrjetin e tij social, “Truth Social”, ku Trump theksoi se biseda do të ndodhë pasdite, sipas kohës lokale, dhe se qëllimi kryesor i saj do të jetë “ndalja e gjakderdhjes”.