Top Channel/ Trump akuzohet për 4 vepra penale! Komisioni i 6 janarit përfundon hetimin
19/12/2022 22:48

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të 6 janarit i kërkoi Departamentit të Drejtësisë të hënën të ngrejë akuza penale kundër ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij, duke përfunduar kështu hetimin e kryengritjes së dhunshme të Kapitolit të vitit 2021. Ky është një nga hetimet më shteruese dhe agresive të Kongresit ku, 7 demokratët e panelit dhe 2 republikanë rekomanduan akuza penale kundër Trump dhe atyre që e ndihmuan atë të nisë një fushatë presioni në përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e 2020. Komiteti pretendoi shkelje të katër statuteve penale nga Trump, si në prag të trazirave ashtu edhe gjatë vetë kryengritjes. Akuzat janë konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, pengim i një procesi zyrtar të Kongresit, komplot dhe ndihmë në një kryengritje. Komiteti pretendoi se ish-presidenti nxiti sulmin dhe u dha mbështetje protestuesve në kundërshtim me ligjet e shumta federale. Anëtarët thonë se ka prova për të ndjekur ndjekjen penale të zotit Trump për këto katër akuza. Megjithatë pas këtij hetimi gjasata janë që implikimet për Trump do të jenë kryesisht politike, jo ligjore. Nëse ai do të dënohej për krimet që komiteti e ka akuzuar, ai mund të përballet me gjoba të konsiderueshme, më shumë se 10 vjet burg dhe të ndalohet të kandidojë për postet e ardhshme politike. Por Kongresi nuk ka aftësinë të akuzojë Trump për ndonjë nga krimet federale të listuara. Ky pushtet është vetëm në duart e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, i cili është pjesë e administratës së Joe Biden. Me votën e tij, anëtarët e komitetit të kongresit kanë rekomanduar në fakt aktin e Departamentit të Drejtësisë. Ata e kanë parashtruar rastin - mjetin, motivin dhe mundësinë. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, ata kanë ofruar një grumbull provash të mbledhura gjatë gati dy viteve intervista, thirrje, rishikime dokumentesh dhe beteja ligjore.Por ajo se cfarë Departamenti i Drejtësisë bën me gjithë këtë, tani, është krejtësisht jashtë kontrollit të komisionit.

Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48
Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23