Donald Trump përballet me 37 akuza penale, mes së cilave dhe ajo e mbajtjes së paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara dhe konspiracion për të penguar drejtësinë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, sipas dosjeve të gjykatës federale të bëra publike së fundi. Departamenti i Drejtësisë i publikoi dokumentet e aktpadisë, në njëjtën njëjtën dite kur dhanë dorëheqjen dy nga avokatët e ish presidentit amerikan. Një ndihmës i tij përballet po ashtu me akuza.