Dy minatorë mbetën brenda një një galeri artizanale të nxjerrjes së kromit në zonën e thellë malorë në Lajthizë të Tropojës. Ata kishin hyrë në mëngjes për të gërmuar mineral në galeri kur tavani dhe muret e saj janë shembur. Minatorët që ishin jashtë kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë nxituar që të nxjerrin kolegët e tyre në dallin e galerisë por 41 vjecari Adil Dauti nga fshatin Gegaj është gjetur i pajetë i goditur nga gurët.