Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, Marius Borg Høiby, u arrestua nga policia me akuza të reja, dy pak ditë para fillimit të gjyqit për përdhunim. 29-vjeçari u vu në pranga nën dyshimet për sulm, kërcënim me thike dhe shkelje të një urdhri kufizues. Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e të dielës, ndërsa të martë pritej të dilte në gjyq, në Oslo, i akuzuar për 38 vepra penale, përfshirë katër akuza për përdhunim, dhunë në familje ndaj një ish-partnereje dhe filmim të paligjshëm të një numri grash pa dijeninë apo pëlqimin e tyre. Høiby ka mohuar akuzat më të rënda, përfshirë ato të abuzimit seksual.