Danimarka u trondit të premten në mbrëmje nga dhuna ndaj kryeministres Mete Frederiksen, e cila u sulmua në rrugë në Kopenhagë. Ajo ishte duke hyrë në një nga super-marketet në sheshin Kultorvet, në zemër të qytetit, kur një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht. Sulmuesit, njoftojnë mediat është bllokuar dhe arrestuar menjëherë. Kryeministrja, jeta e së cilës nuk është në rrezik, tha se ishte e “tronditur” nga ajo që ndodhi.