Top Channel/Tronditet bota e shahut, vdes në moshën 29-vjeçare mjeshtri amerikan Daniel Naroditsky
21/10/2025 21:39

Komuniteti ndërkombëtar i shahut është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh amerikan Daniel Naroditsky, i cili ndërroi jetë papritur në moshën 29-vjeçare, vetëm dy javë para ditëlindjes së tij të 30-të. Lajmi u konfirmua nga Qendra e Shahut në Charlotte, ku Naroditsky ishte trajner dhe anëtar aktiv. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik. Në një deklaratë zyrtare, klubi i tij shprehu “hidhërim të thellë” për humbjen e një figure që “inspironte në mbarë botën”. “Daniel ishte një shahist i talentuar, komentator dhe edukator, i admiruar nga tifozët dhe lojtarët në çdo cep të globit,” thuhet në njoftim. Ndër figurat që shprehën ngushëllime ishte edhe mjeshtri i madh Hikaru Nakamura, aktualisht amerikani numër dy në botë, i cili shkroi në rrjetet sociale: “Jam i shkatërruar. Kjo është një humbje e madhe për botën e shahut.” I lindur në Shtetet e Bashkuara, Daniel Naroditsky nisi të luante shah në moshën gjashtëvjeçare, pasi u njoh me lojën përmes vëllait të tij më të madh, Alan. Në moshën 12 vjeç, ai fitoi Kampionatin Botëror për të Rinj nën 12 vjeç në Antalia të Turqisë, duke u cilësuar si një talent i rrallë. Vetëm dy vjet më vonë, në vitin 2010, botoi librin “Zotërimi i Shahut Pozicional”, një tekst i vlerësuar për analizat e thella dhe aftësitë strategjike. Në vitin 2013, ai fitoi Kampionatin Amerikan për të Rinj, çka i hapi rrugën për të marrë titullin “Mjeshtër i Madh Ndërkombëtar” (Grandmaster) nga Federata Botërore e Shahut Naroditsky ishte gjithashtu një figurë shumë e dashur në komunitetin online të shahut. Kanali i tij në YouTube arriti rreth 500 mijë abonentë, ndërsa transmetimet e tij në Tëitch ndiqeshin nga mbi 340 mijë ndjekës. Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në botën e shahut dhe në zemrat e miliona adhuruesve në mbarë globin.

Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54