DJ i njohur afrikano-jugor Warrick Stock, i njohur me emrin artistik DJ Warras, u qëllua për vdekje të martën pasdite në qendër të Johannesburgut. Sipas BBC, policia raportoi se 40-vjeçari u sulmua nga tre persona të panjohur, njëri prej të cilëve hapi zjarr dhe më pas u largua me shpejtësi. Motivi i sulmit mbetet i paqartë, ndërsa nuk janë kryer ende arrestime.