Top Channel/ Tronditëse në Itali, ish-bashkëshorti sulmon me thikë gruan në fytyrë
22/10/2025 22:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Bruzzano në veri të Milanos ku një grua 62-vjeçare është plagosur rëndë me thikë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin Niguarda, ku është dërguar me urgjencë. Sipas burimeve të policisë lokale, gruaja është gjetur e mbuluar në gjak në rrugën dhe dyshohet se plagët i janë shkaktuar në banesën e saj, e cila ndodhet pak metra larg vendit ku u gjet, nha ku mund të ketë dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë. Viktima ka pësuar plagë të shumta, veçanërisht në fytyrë, qafë dhe shpatull, të shkaktuara me thikë. Ajo ka mbërritur në spital në arrest kardiak dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit. Autori i dyshuar i këtij sulmi brutal është ish-bashkëshorti i saj, një 64-vjeçar, i cili sipas dëshmive të banorëve është parë duke u larguar menjëherë pas ngjarjes. “Kam dëgjuar një britmë dhe dola të shoh çfarë po ndodhte. Një vajzë më tha se e kishin rrahur keq”, deklaroi një fqinje. Një tjetër dëshmi tronditëse nga lagjja tregon se ish-burri ishte parë shpesh pranë zonës së banesës gjatë muajit të fundit, nga dyshohet se edhe mund ta ketë përndjekur. Çifti ishte i ndarë prej tre vitesh dhe, sipas burimeve nga prokuroria e Milanos, nuk kishte padi të mëparshme për dhunë apo keqtrajtim nga ana e gruas. Megjithatë, hetimet janë në vijim për të zbuluar nëse ajo kishte shprehur më herët shqetësime apo frikë për ndonjë rrezik të mundshëm nga ish-partneri në ndonjë formë tjetër. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e gruas mbetet e rëndë dhe ajo po lufton për jetën në spital.

Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
Top News – Luftë të gjatë kundër Iranit… / Izraeli paralajmëron qytetarët: ‘Përgatituni për…’
23/03 11:26
Top Channel/ “Irani do sulmojë Parisin, Londrën e Berlinin”: NATO nuk konfirmon!
23/03 11:09
Top Channel/ Irani sfidon Trump: Do minojmë të gjithë Hormuzin! Izraeli gati për luftë të zgjatur!
23/03 11:08
Top News – ‘Ti nazist sjell vetëm vdekje’. Gruaja izraelite përballet me ministrin e Brendshëm
23/03 11:02
Top News – Bursat në pikiatë. Irani zhyt ekonominë globale në pasiguri
23/03 10:00
Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
DIGITALB DIGITALB