Top Channel/ Tronditëse! Kriminelët shqiptarë në Londër torturojnë e vrasin ‘tradhtarët’, zbulohet..
09/10/2025 23:04

Tabloidi më i madh britanik The Sun Online i ka kushtuar një shkrim mënyrave se si grupet kriminale shqiptare në Europë dhe Angli janë duke përdorur metoda të mafies meksikane në eliminimin e kundërshtareve. Shkrimi ka si titull: “TRONDITJE DHE TMERR”. “Si gangsterët shqiptarë po “trajnohen në torturë” nga vrasësit me pagesë meksikanë, ndërsa gjurmë gjaku po mbulojnë rrugët e Britanisë”, shkruan The Sun në fillim të artikullit duke marrë shkas nga gjetja i varur në një tabelë rrugore në Belgjikë të shqiptarit Bekim Halilaj këtë fund shtatori. Shkrimi i plotë përkthyet nga Top Channel: Kriminelë po varin rivalët nëpër shtylla në Evropë, ndërsa një rast tronditës në Britani tregoi një peng që u torturua për katër ditë përpara se t’i shkuleshin thonjtë. Ishte një pamje aq makabre, saqë kalimtarët në fillim menduan se trupi i përgjakur i varur në një tabelë në anë të rrugës ishte një ‘zbukurim’ për Halloween. Ata u tmerruan kur kuptuan se trupi i varur në billboard ishte një person i vërtetë. Shqiptari Bekim Halilaj, 29 vjeç, besohet se është vrarë nga punëdhënësit e tij pas humbjes së një ngarkese droge, tetë vjet pasi kishte përmbytur Southampton-in me 4 milionë paund kokainë. Trupi i pajetë i Halilajt u gjet i lidhur pas një tabele rrugore në një unazore kryesore në Bruksel muajin e kaluar. Ekspertët i thanë “The Sun” se kjo vrasje e ftohtë tregon për rritjen e dhunës mes bandave shqiptare, të cilat kanë adoptuar taktikat e përdorura nga kartelët meksikanë. Gangsterët e Amerikës së Jugut janë të njohur për përdorimin e metodave brutale të tipit “tronditje dhe tmerr”, si varja e viktimave, prerja e kokave dhe torturat. Viktimat e gangsterëve shqiptarë në Britani janë torturuar, djegur në makina, u janë hequr thonjtë apo janë zhdukur pa gjurmë. Profesori i kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Ervin Karamuço, tha se vrasësit me pagesë meksikanë janë bërë “konsulentë” të gangsterëve kryesorë shqiptarë. Ai tha: “Shkollat e torturës dhe dhunës vdekjeprurëse të kartelëve meksikanë janë bërë model për rrjetet kriminale, një mjet jashtëzakonisht efektiv për vendosjen e autoritetit, frikës dhe kontrollit mbi tregtinë e drogës. Instruktorë nga kampet famëkeqe të trajnimit për vrasës me pagesë, tani shërbejnë si konsulentë për grupet e lidhura që blejnë ‘ekspertizën’ e tyre. Çdo vit, këto taktika përvetësohen me kujdes nga bandat shqiptare që bashkëpunojnë me kartelët. Rezultati? Hetimet policore bëhen shumë më të vështira, këto metoda janë jashtëzakonisht të sofistikuara dhe pothuajse nuk lënë gjurmë. Dihet mirë që të ashtuquajturit ‘ambasadorë’ shqiptarë qëndrojnë në Amerikën Latine, jo për turizëm, por për të bërë marrëveshje drejtpërdrejt me kartelët.” Halilaj ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal që kontrabandoi më shumë se 4 milionë paund kokainë përmes Southampton-it. Ai u dënua me 7 vjet burg në vitin 2017 për furnizim me drogë të klasit A, së bashku me tre bashkëpunëtorë. Gjykata e Lartë e Southampton-it tha se kokaina, e sjellë nga tregtarë në Essex, ishte e cilësisë së lartë, në disa raste 91 për qind e pastër. Pas dënimit, Halilaj u deportua në Shqipëri, por më vonë u zhvendos në Belgjikë, ku autoritetet kanë hapur hetime për vdekjen e tij. Një burim për mediat belge RTL tha: “Halilaj u rrëmbye, u ekzekutua dhe u var si paralajmërim pas humbjes së një ngarkese të madhe droge, me mesazhin e qartë: ‘Kështu ndodh nëse na tradhton.’” Koka të prera në pistë vallëzimi Nuk është hera e parë që bandat shqiptare përdorin taktikat e kartelëve meksikanë. Në Amerikën e Jugut, njerëzit janë mësuar me trupat e varur në ura, një fenomen i zakonshëm që nga fillimi i viteve 2000. Koka të prera janë hedhur nëpër pista vallëzimi, pjesë trupash janë gjetur në frigoriferë, makina të djegura dhe ekzekutime të menjëhershme janë bërë rutinë. Karteli më famëkeq i Meksikës është Jalisco New Generation Cartel, i cili rekruton fëmijë të varfër që në moshën 15 vjeç dhe i detyron t’i hanë mishin dhe zemrën e njeriut si pjesë e një rituali. Në Britani, një bandë shqiptare rrëmbeu një bashkatdhetar dhe kërkoi 400,000 £ nga familjarët, duke e torturuar dhe duke i hequr thonjtë. 30-vjeçari u mbajt peng për katër ditë në një konflikt për shtëpi kanabisi në Lindje të Londrës në vitin 2022. Ai u shpëtua kur policia bastisi shtëpinë dhe arrestoi pesë burra dhe një grua për rrëmbim dhe kërcënim për vrasje, por çështja u rrëzua kur një dëshmitar kyç u tërhoq në Gjykatën e Harrow. Vetëm një i pandehur u dënua për çështjen e kanabisit, Nekid Arapi, 26 vjeç, i njohur si Kid Vlonjati, u dënua me 16 muaj burg për posedim me qëllim shitje të drogës së klasit B. Policia shqiptare në atë kohë tha: “Njeriu i rrëmbyer është rrahur rëndë dhe i janë hequr thonjtë nga duart.” Hakmarrje dhe vrasje brenda burgut Gangsterët zbatuan drejtësinë e tyre kur Arben Lleshi u dënua me 32 vjet burg për vrasjen e tregtarit shqiptar të drogës Agim Hoxha, 27 vjeç, trupi i të cilit u gjet në një makinë të djegur pranë Southampton-it në prill 2012. Policia beson se Hoxha u vra në një apartament dhe më pas u dogj brenda një Mercedes Benz-i në fshatin Chilworth. Në makinat e viktimës u gjetën 42,000 £ të fshehura. Lleshi u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në vitin 2016, por dy vite më parë u qëllua për vdekje brenda burgut të Peqinit, që strehon disa nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit. Një burim tha: “Nuk ka dyshim që vrasja e tij lidhej me aktivitetet kriminale jashtë vendit.” Zhdukje të pazgjidhura Në një rast tjetër, pamjet e kamerave të sigurisë treguan Aron Kato, 28 vjeç, teksa ndiqej dhe shtyhej në tokë në Ilford, Londra Lindore. Policia thotë se më pas ai u fut me forcë në një BMW të errët. Zhdukja e tij në vitin 2019 nuk është zgjidhur kurrë. Burime thonë se ai u rrëmbye dhe ndoshta u vra për shkak të përfshirjes në grabitjen e një ferme kanabisi të kontrolluar nga një bandë shqiptare. Një video tronditëse në TikTok, e postuar në maj, sugjeron se miqtë e Aronit rrëmbyen një shqiptar dhe e kërcënuan për hakmarrje. E titulluar “Aaron (sic) Kato is now missing”, ajo tregon dy burra me maska që prekin viktimën me një thikë në kokë duke i kërkuar t’i thotë emrin. Videoja pasohet nga një rap për Aron-in dhe faktin që e dashura e tij sapo kishte lindur një djalë. Një video e dytë e ngjashme përmend se njeriu i rrëmbyer është “kopshtar”, term për personat që kujdesen për bimët në shtëpitë e kanabisit.

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15