Falimentimi i Silicon Valley Bank në SHBA shkaktoi tronditje në tregjet financiare. Dhe megjithëse qeveria amerikane ndërhyri me vendosmëri, shqetësimi për një efekt të mundshëm domino në tregjet financiare mbetet. Megjithë masat e autoriteteve amerikane në tregjet financiare vazhdon shqetësimi pas falimentimit të dy bankave amerikane. Banka Silicon Valley, e specializuar për financimin e startup-eve, u mbyll të premten pas përpjekjes së dështuar për rritjen e kapitalit dhe u vendos nën kontrollin e shtetit.