Një shpërthim me tritol tronditi shkodrën orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 korriku”, ku persona ende të paidentifikuar vendosën në pjesën e jashtëm të garazhit në pronësi të një 52-vjeçari një sasi të vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje mbërritnë menjëherë forcat e policisë dhe mblodhën provat e para si dhe sekuestruan kamerat e sigurisë rreth zonës. Ende nuk dihet shkaku I ngjarjes, ndërsa policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.