Një sasi lënde plasëse është vendosur mëngjesin e sotëm në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 3:30 të mëngjesit. Nga shpërthimi ka patur dëme të konsiderueshme në vilen tre katëshe, ku pjesa e përparme është totalisht e dëmtuar, gjithashtu ka pasur dëmtime dhe të banesave të tjera rreth saj. Skënder Lika është babai i Llej Likës i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Pilot Roli në dhjetor të vitit 2021.