Protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës. Ky koment i kryeminsitrit Rama për mënyrën e hetimit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit solli reagime dhe replika në distancë mes tij dhe prokurorisë së Posacme. Byroja Kombëtare e Hetimit sqaroi se episodi të cilit i referohet Rama ka ndodhur më 20 nëntor, kur 3 agjentë të saj shkuan në Kryeministria për të ekzekutuar masën e sigurisë së pezullimit nga detyra të caktuar nga Gjykata e Posaçme për zëvendëskryeministren dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.