100 familje të komunitetit rom e egjiptian mund të shesin produktet e përdorura në tregun e ri të Selitës. Kryebashkiaku Veliaj tha se më në fund pas 30 vitesh, komuniteti rom në zonën e Selitës, do të tregtojë në një hapësirë të re me kushte optimale për ta dhe qytetarët që frekuentojnë tregun. Veliaj tha se ambienti i ri do të jetë një vit pa asnjë pagesë për komunitetin rom.