Në Maqedoninë e Veriut familjarët do të paguajnë më shtrenjtë për elektricitetin dhe gazin natyror. Instituti i Statistikave në vendin fqinj ka publikuar çmimet e energjisë elektrike, të cilat vijnë me rritje 0.2% në krahasim me vitin e kaluar. Edhe çmimi i gazit natyror për familjarët është rritur në vendin fqinj me rreth 7%. Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, tregu i energjisë elektrike në vend është në prag të kolapsit. Furnizuesit privatë të energjisë elektrike kanë ndërprerë kontratat me klientët e tyre që nga fillimi i gushtit dhe nuk po i furnizojnë më.