Tre persona janë vënë në pranga, shtatë nën hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim për tregtim të aparaturave dekoder që transmetonin kanale pirate në Tiranë. Shtetasit e arrestuar të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme janë F. L., 55 vjeç, A. M., 50 vjeç, dhe E. B., 70 vjeçe, të tre banues në Tiranë.