Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth situatës së reshjeve dhe motit të keq në vend. Sipas policisë si pasojë e motit të keq është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve kryesisht në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë dhe për pasojë nuk lejohet qarkullimi deri në pastrimin nga borëpastrueset.