Në Lundër do të krijohet një treg i ri ushqimor publik, ku të gjithë fermerët mund t’i shesin produktet e tyre. Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi nga konferenca “Gratë në zhvillimin rural” se se monopoli i tregut ushqimor do të marrë fund dhe se në këtë mënyrë fermerët e Tiranës do të lehtësohen nga barrierat e vendosura për shitjen e prodhimeve të tyre nga private.